LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit që flenë rregullisht gjatë ditës, priren të kenë tru më të shëndetshëm

Njerëzit që flenë rregullisht gjatë ditës, priren të kenë tru më të shëndetshëm
(Foto: Pexels)

Në të kaluarën, këshillat për dremitjen kanë qenë jokonsistente, të ndërlikuara dhe shumë të kushtëzuara.

Studiuesit në Kolegjin Universitar të Londrës dhe Universitetin e Republikës së Uruguait ekzaminuan lidhjen midis gjumit të rregullt të ditës dhe aftësive kognitive (njohëse).


Këta dy faktorë janë lidhur nga studimet vëzhguese në të kaluarën. Për shembull, ky punim tregon rezultatet e kërkimit të vitit 2009 se një sy gjumë i shkurtër 15-minutësh duket të jetë i dobishëm për kryerjen e detyrave të caktuara njohëse menjëherë pas atij gjumi.

Gjumi i rregullt gjatë ditës zvogëlon rrezikun e demencës
Lexo po ashtu Gjumi i rregullt gjatë ditës zvogëlon rrezikun e demencës

Megjithatë, autorët e studimit donin të dinin më shumë: A është dremitja e ditës një shkak i drejtpërdrejtë i njohjes së shëndetshme dhe vëllimit më të madh të trurit tek individët që e bëjnë atë rregullisht, krahasuar me ata që nuk e bëjnë këtë?

Ekipi përdori një metodë të quajtur randomizimi Mendelian për të analizuar të dhënat gjenetike të më shumë se 375.000 pjesëmarrësve në studimin britanik të Biobank.

Duke parë disa pjesë të ADN-së që mendohet se lidhen me dremitjen e zakonshme, ata krahasuan shëndetin kognitiv dhe strukturën e trurit (me MRI të trurit) të njerëzve që kanë këto variacione të shpeshta të gjeneve të gjumit me ata që nuk e kanë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori