LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit në Kroaci habiten kur panë një tigër brenda një kafazi në një veturë në traget

Njerëzit në Kroaci habiten kur panë një tigër brenda një kafazi në një veturë në traget

Pasagjerët në Kroaci u tronditën kur panë një tigër në traget. Dikush po transportonte një kafshë të rrezikshme në një rimorkio të mbuluar në traget. 

Një pamje interesante u shfaq në Kroaci, ku një veturë me rimorkio transportonte një tigër dhe mendohet se po shkonte drejt Hvar.

Tigri u bë një tërheqje kryesore dhe u fotografua nga shumë njerëz.

Meqenëse kjo është një kafshë e rrezikshme dhe ekzotike që nuk është specifike për Kroacinë, autoritete menjëherë filluan të hetojnë situatën, madje ata kontaktuan një ekspert nga kopshti zoologjik në Split.

“Nuk është sipas rregullave që një tigër të transportohet në atë mënyrë. Përsëri gjithçka varet nëse është një tigër i ri apo i moshuar. Kur transportuam tigrin nga kopshti, erdhi një automjet i posaçëm dhe ministria ishte në dijeni të gjithë kësaj. Transportimi i këtyre kafshëve nuk është aq i thjeshtë”, thanë autoritetet e kopshtit zoologjik.

“Para transportimit të kafshës, ajo duhet të vihet në gjumë, pastaj të vendoset në një kafaz, duhet të zgjohet dhe duhet të jetë një person që do t’i ndjekë të gjitha këto procedura. Ka shumë faktorë, dhe njëri prej tyre është sa do të zgjasë transporti”, thuhet në një shkrim nga kopshti zoologjik. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Fun
Holanda në kërkim të 11 rakunëve të arratisur nga kopshti zoologjik

Holanda në kërkim të 11 rakunëve të arratisur nga kopshti zoologjik

Fun
Një grua pa për herë të parë fëmijën e shoqes dhe pati një reagim prekës

Një grua pa për herë të parë fëmijën e shoqes dhe pati një reagim prekës

Fun
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Kalo në kategori