LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit inteligjentë janë më xhelozë për shkak të “Facebookut”

Njerëzit inteligjentë janë më xhelozë për shkak të “Facebookut”

Personat që arrijnë nota më të mira në universitet më shpesh ndiejnë xhelozinë për shkak të përdorimit të “Facebookut” nga ana e partnerit, thuhet në studimin e ri.

Nga studentët e padiplomuar është kërkuar që të paramendojnë skenarin si ai në të cilin zbulojnë mesazhin në profilin e “Facebookut”, në të cilin personi i gjinisë së kundërt e pyet partnerin/partneren e tyre: Çfarë do të bësh më vonë?

Është zbuluar se si personat me shkallën më të lartë të inteligjencës ose notën më të mirë mesatare janë më së shumti xheloz.


“Me siguri njerëzit me notë mesatare më të mirë përpiqen të kenë tipin e personalitetit i cili i bën më të prirë ndaj xhelozisë. Studentët me notë më të mirë mesatare janë më të vetëdijshëm, tregojnë vetëkontroll më të madh dhe mundohen të jenë perfeksionistë. Perceptimi i tradhtisë me siguri shqetëson përpjekjet e tyre për të aplikuar perfeksionizëm në tërë këtë storie”, ka thënë Denise Friedman, hulumtuesja nga Roanoke College në Virginia.

Studimi ka analizuar edhe se si emotikonët e ndryshëm (buzëqeshja apo mbyllja e syrit) që i vënë në fund të mesazhit ndikojnë në shkallen e xhelozisë.

Edhe pse është dëshmuar që femrat më shumë se meshkujt janë më xheloze për shkak të “Facebookut”, përfaqësuesit e gjinisë së kundërt janë më xhelozë kur mesazhi përmban emotikone.

“Puna evolucionare tregon në atë që meshkujt janë më xhelozë për tradhti seksuale, derisa femrat më xheloze në tradhti emocionale. Emotikonet me mbylljen e syrit me siguri perceptohen si flirtues, ndoshta edhe seksualisht sugjestiv, çka mund të shpjegojë pse meshkujt janë më shumë xhelozë në këtë gjendje”, shton Friedman. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

Astrologji
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Vila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë bashkëkohore

Vila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë bashkëkohore

Dizajn dhe Arkitekturë
Kalo në kategori