LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit i tërheq ngjashmëria

Njerëzit i tërheq ngjashmëria

Të gjithë ne e dëshirojmë lidhjen e cila kënaq nevojat tona. Porse, nëse dëshirojmë t'i pëlqejmë dikujt, edhe vetë duhet t'i ofrojmë ndonjë "dhuratë", pra t'i kënaqim nevojat e dikujt.

Disa studime tregojnë se krijimi dhe shprehja e lidhjeve të suksesshme në dashuri varet pikërisht nga këmbimet e tilla sociale, përderisa të tjerat flasin për të ashtuquajturën afri evoluese. Kjo do të thotë se ndërmjet mashkullit dhe femrës ekzistojnë strategji të ndryshme për krijimin e lidhjes romantike.

Për shumicën e meshkujve është i rëndësishëm ngashënjimi fizik i femrës, përderisa për femrat është e rëndësishme siguria të cilën mund t’ua ofrojë mashkulli fëmijëve dhe familjes së saj.

Ngjashmëria luan rol edhe në lindjen e fëmijëve. Edhe pse ekziston mendimi se ndryshueshmëria tërheq, rastet tregojnë se ngjashmëritë tërhiqen edhe më shumë ndërmjet vete! E logjikshme, sepse në shoqëri me njerëzit që mendojnë si ne ndihemi më sigurt dhe presim më pak befasi të papëlqyeshme. Krahas kësaj, më lehtë besojmë se do të jemi joshës për personin, qëndrimet e të cilit janë të ngjashme me tonat. Nga besimi i tillë deri tek pëlqimi është një hap.
/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori