LAJMI I FUNDIT:

Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë ishin lënduar gjatë sulmeve me raketa mbi bazën ajrore në Irak

Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë ishin lënduar gjatë sulmeve me raketa mbi bazën ajrore në Irak

Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë janë lënduar gjatë sulmeve iraniane me raketa mbi bazën amerikane Al-Asad në Irak, edhe pse Pentagoni fillimisht kishte konfirmuar se nuk ka pasur viktima e as të lënduar, raporton CNN.

“Edhe pse asnjë pjesëtarë i ushtrisë amerikane nuk ka humbur jetën në sulmet e 8 janarit, disa prej tyre po shërohen pasi kanë simptoma të shkundjes së trurit nga shpërthimet dhe gjendja e tyre po vazhdon të monitorohet”, ka bërë të ditur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-të, që në Irak dhe Siri luftojnë kundër “Shtetit Islamik”, transmeton Telegrafi.

Predator, droni që vrau gjeneralin iranian dhe vëzhgoi lëvizjet e Osama Bin Laden dhe të trupave serbe gjatë luftërave në Ballkan
Lexo po ashtu Predator, droni që vrau gjeneralin iranian dhe vëzhgoi lëvizjet e Osama Bin Laden dhe të trupave serbe gjatë luftërave në Ballkan

Në komunikatë gjithashtu thuhet se ata janë dërguar për tretman në Landshtul të Gjermanisë për të kryer analiza më të detajuara, dhe se ata pritet t’i kthehen shërbimit ushtarak në momentin që shpallen të aftë për punë.


Një zyrtar i ushtrisë amerikane ka deklaruar për CNN së në sulmin me raketa janë lënduar 11 ushtarë, që cilësohet si kundërpërgjigje për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Raketat e Iranit fshihen nën pesë shtresa betoni
Lexo po ashtu Raketat e Iranit fshihen nën pesë shtresa betoni

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, pati deklaruar gjatë javës së kaluar, se sipas vlerësimeve të para, në bazën e sulmuar me raketa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Amerika
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Azia
Kalo në kategori