LAJMI I FUNDIT:

Një xhaketë e endur është një rrobë e përjetshme – dhe një elegancë franceze

Një xhaketë e endur është një rrobë e përjetshme – dhe një elegancë franceze

Për dekada, xhaketat e endura kanë qenë rroba të përjetshme që duken gjithmonë bukur dhe elegante

Mu një të tillë para disa ditësh për një rast gala, në ndarjen e shpërblimeve të modës në Nju-Jork, e ka veshur Gigi Hadid, duke përzier disa ngjyra dhe ka thyer monotoninë në tapetin e kuq.


Xhaketa e endur është krijuar sipas idesë së Coco Chanel, tekstura e saj e pëlhurës, silueta e saktë dhe pullat luksoze edhe sot i magjepsin adhurueset e modës.

Versione më të gjata e më të shkurtra, me ngjyra të ndezura apo neutrale, sot janë të panumërta në koleksionet e modës nga kjo veshje e adhuruar, transmeton Telegrafi.

Ajo u konceptua për herë të parë nga Coco Chanel në vitet pesëdhjetë, dhe prerja e saj strikte dhe minimaliste u frymëzua nga xhaketat e qepura të meshkujve. Silueta katrore, dekorimet me kontrast dhe ky material i këtyre xhaketave janë kthyer në një markë të njohur të markës “Chanel”, dhe sot i shohim në versione të shumta të shtëpive të tjera të mëdha të modës.

Kjo veshje elegante, e thjeshtë dhe femërore, është e shkëlqyer për të ngritur lart çdo kombinim mode!

Xhaketa e endur është një pëlhurë me teksturë e përftuar më shpesh nga leshi, e karakterizuar nga sythe në thurje që i japin strukturë.

View this post on Instagram

A post shared by Anouk Yve (@anoukyve)

Një xhaketë e tillë mund të vishet në kombinimin më të thjeshtë me xhinse, një bluzë të bardhë dhe balerina, sepse do t’i shtojë menjëherë butësi dhe përsosje veshjes. Përveç balerinave, gjatë ditëve të dimrit, në kombinim me një xhaketë të endur, do të përshtaten në mënyrë perfekte edhe çizmet e larta.

Copat klasike mund të kombinohen gjithmonë me sukses me ato që janë aktualisht në trend, si ‘crop top’ dhe modele të ndryshme pantallonash lëkure.

View this post on Instagram

A post shared by Leia Sfez (@leiasfez)

Përveç pantallonave, një xhaketë e endur do t’i shtojë një nuancë elegance çdo veshjeje me një fustan apo fund, i cili mund të jetë kombinimi perfekt për mbrëmje.

View this post on Instagram

A post shared by Anouk Yve (@anoukyve)

Ekzistojnë modele të ndryshme xhaketash të endura në koleksionet aktuale të brendeve të ndryshme. /Telegrafi/