LAJMI I FUNDIT:

Një i vrarë dhe qindra të arrestuar nga protestat në Bjellorusi

Një i vrarë dhe qindra të arrestuar nga protestat në Bjellorusi

Të paktën një person u vra, dhjetëra u plagosën, dhe më shumë se njëqind demonstrues u arrestuan të dielën në mbrëmje dhe herët të hënën në mëngjes, gjatë trazirave në rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera në Bjellorusi, njoftoi Reuters, duke cituar një grup të të drejtave të njeriut – Vyasna (Pranvera).

“Ka të paktën 120 të arrestuar, por këto janë të dhënat fillestare”, i tha Valentin Stefanovia agjencisë Reuters.


Për shkak të problemeve të komunikimit, ata thonë se nuk ishte e mundur të mblidheshin të gjitha të dhënat.

Forcat e sigurisë u përleshën me mbështetësit e opozitës, të cilat nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve, të cilat u fituan bindshëm nga presidenti aktual, Alexander Lukashenko.

Të hënën, Komisioni Zgjedhor në Bjellorusi shpalli rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se presidenti aktual Lukashenko ka fituar 80.23 për qind, ndërsa rivalja e tij, Svyatlana Tsikhanouskaya, 9.9 për qind të votave.

Svyatlana Tsikhanouskaya, tha në një konferencë për media se ajo nuk i njeh rezultatet.

“Unë besoj në sytë e mi dhe shoh që shumica janë me ne”, tha Tsikhanouskaya nga selia e saj.

Protestat shpërthyen në të gjithë kryeqytetin pasi qendrat e votimit u mbyllën.

Policia e gjuajti me plumba gome dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në disa pjesë të Minskut.

Dëshmitarët okularë në dy lokacione thanë se zyrtarët policorë, që ndërhyn në trazira, ulën mburojat e tyre dhe nuk pranuan të përlesheshin me protestuesit.

Lukeshenko pas votimit në Minsk tha se as ai dhe as qeveria nuk do të lejojë që Bjellorusia të futet në “kaos” apo “luftë civile” pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

“Jo, situata nuk do të dalë jashtë kontrollit. Askush nuk do të lejojë që të ndodhë një gjë e tillë. Ju garantoj”, tha ai, duke shtuar se autoritetet janë duke shqyrtuar një varg mundësish të përgjigjes, nëse ka pakënaqësi të qytetarëve.

Zgjedhjet në Bjellorusi u mbajtën arrestimit të më shumë se 1,000 mbështetësve opozitarë, ndalimin e disa personave që të kandidojnë në këto zgjedhje, pretendimet për një komplot rus, i cili u tha se po tenton të nxitë paqëndrueshmëri në këtë shtet.

Lukashenko është në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994.

Në zgjedhjet presidenciale garuan katër kandidatë, por fokusi ishte i vendosur në Tsikhanouskaya, e cila në momentet e fundit zëvendësoi burrin e saj, Syarhey Tsikhanouski, në figurë e njohur në Bjellorusi që ka kritikuar Lukashenkon.

Syarhey Tsikhanouski u ndalua që të marrë pjesë në zgjedhje pasi në fund të majit ishte arrestuar. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori