LAJMI I FUNDIT:

Një vit burg ndaj një zyrtari të Komunës së Shtimes për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Një vit burg ndaj një zyrtari të Komunës së Shtimes për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit T.S. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti.

“Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i pandehuri akuzohet se në muajin shtator 2017 dhe në prill të vitit 2018, në Shtime si person zyrtar – inspektor i ndërtimit në Komunën e Shtimes, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare në pajtim me Ligjin.

“I pandehuri akuzohet se në muajin shtator 2017 dhe në prill të vitit 2018, në Shtime si person zyrtar – inspektor i ndërtimit në Komunën e Shtimes, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare në pajtim me Ligjin Mbi Ndërtimin nr 04/L-110, dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që nuk ka ndërmarr veprimet ligjore për ta ndaluar ndërtimin pa leje ndërtimore të dy shtëpive në Shtime, të pronarit H.Sh.i, ashtu që me rastin e inspektimit të punimeve ndërtimore në muajin shtator 2017, nuk ka hartuar procesverbal për të urdhëruar ndërprerjen e punimeve, por ka bërë marrëveshje me pronarin që t’ia kryej projektin e ndërtimit të shtëpisë për çmimin prej 500 euro, i cili ka vazhduar me ndërtimin e shtëpisë, kurse në muajin prill të vitit 2018, përsëri ka bërë marrëveshje për projektin e shtëpisë së dytë për çmimin prej 580 euro, në të dyja rastet nga i dëmtuari merr paratë dhe përfiton kështu shumën prej 1.080 euro në emër të projekteve ndërtimore për dy shtëpitë, me qëllim që të mos veproj në pajtim me detyrat zyrtare, kështu që i dëmtuari ka ndërtuar shtëpitë pa leje ndërtimore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq ndër të tjera në njoftim thuhet se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori