LAJMI I FUNDIT:

Një vit burg dhe 500 euro gjobë për mashtrim

Një vit burg dhe 500 euro gjobë për mashtrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit F.B.

“Me datë 22 shkurt 2019, në Prizren, me qëllim dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, për ti sjellë vetes apo personit tjetër ndonjë dobi pasurore, e mashtron ose e sjell personin tjetër në lajthim dhe me këtë e shtynë të veprojë në dëm të pasurisë së tij të dëmtuarin S.K., ashtu që derisa i dëmtuari e kishte shpallur për shitje kamionetën e tij, në kohën e incidentit i pandehuri F.B., si blerës, shkon në shtëpinë e të dëmtuarit, merren vesh për çmimin e kamionetës në vlerë prej pesëmijetreqind euro (5,300.oo €), të cilën shumë i pandehuri F.B., një pjesë do të i ‘a paguante ditën e nesërme, ndërsa për pjesën tjetër do të punonte tek i dëmtuari, mirëpo nga ajo ditë i pandehuri F.B., nuk është lajmëruar dhe nuk i ‘a ka paguar shumën e të hollave të dëmtuarit, por të njëjtën kamionetë i pandehuri e shet tek një person tjetër, në shumën prej njëmijepesëqind (1,500.oo €), kështu duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit S.K. Në këtë mënyrë i dyshuari ka kryer veprën penale mashtrimi, nga neni 323 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.


Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin F.B., i shqipton dënim me gjobë në shumën prej pesëqind (500) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti.

“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Për të akuzuarin F.B., Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtimin fillestar i akuzuari F.B., e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori