LAJMI I FUNDIT:

Një viktimë dhe dy të lënduar në një aksident në Ohër

Një viktimë dhe dy të lënduar në një aksident në Ohër

20 vjeçari D.T nga Ohri humbi jetën në një aksident komunikacioni, i cili ndodhi sot në rrugën rajonale Shën Naum – Ohër, në afërsi të Instituti Hidrobiologjik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga lëndimet e marra D.T (20) ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa me lëndime të rënda trupore kaluan R.D (25) nga Ohri dhe Zh.P (22) gjithashtu nga Ohri.


Aksidenti ndodhi kur tre personat me makinën “Opel Corsa” ktheheshin nga qyteti dhe vozitësi i makinës D.T ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka dalur nga rruga.

Në vendin e ngjarjes hetim është kryer në prani të Prokurorit Publik dhe ekipit policorë nga SPB Ohër. Gjatë kohës së hetimit komunikacioni zhvillohej në njërën korsi të rrugës./Telegrafi/