LAJMI I FUNDIT:

Një video montazh i sistemit të metrosë së qarkut të Los Angeles tregon të shtëna armësh, sulme fizike dhe me thikë, si dhe njerëz të hedhur në shina treni

Një video montazh i sistemit të metrosë së qarkut të Los Angeles tregon të shtëna armësh, sulme fizike dhe me thikë, si dhe njerëz të hedhur në shina treni

Një video-montazh i sulmeve, të shtënave dhe krimeve të tjera në linjat e tranzitit të Los Anxhelosit, e marrë nga kamerat e vëzhgimit, jep një vështrim në rreziqet me të cilat përballen udhëtarët ndërsa numri i udhëtarëve fillon të kthehet në nivelet para pandemisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video 2,5-minutëshe, tregon përleshjet në bordin e trenave të Autoritetit të Transportit Metropolitan që shpejt dalin jashtë kontrollit duke përfunduar në një kaos.


Pamjet supozohet të përfaqësojnë “krimet e Pjesës 1” – të përcaktuara si sulme, vrasje, vjedhje dhe vepra të tjera të dhunshme – të kryera gjatë 2019, 2020 dhe 2021.

Në një rast, dikush duket se qëllon me armë drejt një punonjësi të Metro-së i ulur në një kabinë treni.

Imazhet e tjera tregojnë dikë që po përpiqet të godasë një burrë të ulur me një objekt të mprehtë.

Një tjetër tregon dikë duke goditur vazhdimisht me grusht në fytyrë dikë që është në dysheme ndërsa pasagjerët e tjerë shikojnë.

Në një platformë treni, dikush shihet duke rrëmbyer një burrë të pushuar në një stol dhe duke e shtyrë atë në shina.

Incidente të tjera përfshijnë goditjen me grusht të njerëzve dhe atë që duket të jetë një tentativë sulmi seksual ndaj një gruaje.

Krimet e dhunshme thuhet se janë rritur në sistemin e metrosë me 36% këtë vit, raportoi Los Angeles Times, me sulme të rënda, përdhunime dhe vrasje në rritje për të dytin vit radhazi. /Telegrafi/

Metro Surveillance Videos from Steve Gregory on Vimeo.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori