Një person ka humbur jetën e dy të tjërë janë lënduar në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës njofton se në aksidentin që ka ndodhur sot rreth orës 15:30. kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, një autobus dhe një veturë e tipit “Golf”.

“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë” thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.

Viktima e këtij aksidenti është një shtetas i Kosovës, (pasagjer i veturës Golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në Qendër të Mjekësisë Familjare.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i autobusit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/