LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin në fshatin Krushec të Pejës

Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin në fshatin Krushec të Pejës

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se rreth orës 19 e 52 në fshatin Krushevc të Pejës, ka ndodhur një aksident rrugor.

Ai ka thënë për Telegrafin se si pasojë e aksidentit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë.


“Rreth orës 20 e 41, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Pejës njëra nga pasagjerët ka ndërruar jetë”, ka shtuar Rugova.

Ai më tutje ka theksuar se si përveç një personi që ka përfunduar me fatalitet, janë lënduar tre persona, ku njëri nga ta sipas tij, është rrugës për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). /Telegrafi/

Pesë faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidentet në Kosovë