Një varrezë tjetër masive me dhjetëra trupa të civilëve ukrainas të vrarë është gjetur në Buzova, fshatin e çliruar në afërsi të qytetit të Kievit, që prej javësh e mbajtën të okupuar forcat ruse, ka bërë të ditur një zyrtar lokal.
Taras Didych nga rajoni i Dmytrivka që përfshin edhe Buzovan edhe disa fshatra tjera – ka thënë për televizionin ukrainas se janë gjetur disa kufoma në afërsi të një pompe të derivateve – e numri i të vdekurve pritet të konfirmohet gjatë ditës së sotme, transmeton Telegrafi.
“Tani po i rikthehemi normalitetit, por gjatë kohës së okupimit ky vend ishte objektiv i sulmeve ku shumë civilë humbën jetën nga forcat ruse”, tha Didych.
Derisa forcat ruse në javët e para të invazionit ishin në fazën e ofensivave në Kiev, shumë qytete në periferi përfshirë Makhariv, Bucha, Irpin dhe Dmitrovk kanë qenë nën sulmet e vazhdueshme ruse.
Mediat lokale raportojnë se në fillim të prillit në afërsi të Buzovas, janë gjetur rreth 30 kufoma. E duke marrë parasysh se shumica e qyteteve dhe fshatrave përreth Kievit janë çliruar, pritet të zbulohen më shumë varreza masive të civilëve të vrarë ukrainas.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se pavarësisht që Kievi tani nuk është i rrezikuar, sipas tij Ukraina po bëhet gati për një luftë të ashpër me forcat ruse që po grumbullohen në lindje të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump është më pak popullor se Zelensky në SHBA, tregojnë sondazhet

Pasagjerëve që i mbijetuan përplasjes së aeroplanit në Toronto u ofrohen nga 28 mijë euro kompensim

Bill Gates thotë se brezat e rinj duhet të shqetësohen "për katër gjëra shumë më të frikshme sesa bomba atomike"

Plani paqeruajtës i Ukrainës që Starmer do t'ia paraqesë Trumpit

JD Vance paralajmëron Zelenskyn: Mjaft fole gjëra të këqija për Trumpin

Trump thotë se Rusia i ka "letrat" në negociatat e paqes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij