LAJMI I FUNDIT:

Një turist provokoi një alarm për bombë në një restorant në Lisbonë të Portugalisë – pasi “porositi një granatë”

Një turist provokoi një alarm për bombë në një restorant në Lisbonë të Portugalisë – pasi “porositi një granatë”

Një turist provokoi një alarm për bombë në një restorant të Lisbonës kur ngatërroi fjalët portugeze për “pomegranate” dhe “granade” ndërsa përpiqej të porosiste një pije.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 36-vjeçari, një rusishtfolës nga Azerbajxhani, u gjend i prangosur dhe i rrethuar nga policia e armatosur pasi një aplikacion gjuhësor i dha atij përkthimin e gabuar për lëngun e frutave që po përpiqej të blinte.


Sipas gazetës portugeze “Correio da Manhã”, turisti përdori telefonin e tij për të përkthyer fjalën ruse për shegë dhe më pas shkroi një fjali në portugalisht, në mënyrë që stafi në restorantin në lagjen Cais do Sodré të kuptonte porosinë e tij të pijeve.

Por kamerieri e lexoi shënimin e pasaktë si kërcënim dhe nga frika se klienti po thoshte se kishte një granatë, thirri policinë.

Turisti u urdhërua të shtrihej me fytyrë përtokë, ndërsa pesë oficerë policie të armatosur iu afruan dhe e ndaluan, më pas i prangosën duart.

Turisti u dërgua në një stacion policie aty pranë për t’u marrë në pyetje. Ai u lirua më vonë pasi u konstatua se nuk posedonte asnjë armë. Gjithashtu u kontrollua edhe dhoma e tij e hotelit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Emri juaj sipas shkronjave, çfarë kuptim ka?

Emri juaj sipas shkronjave, çfarë kuptim ka?

Fun
Polakja thyen rekord botëror për qëndrimin më të gjatë në akull

Polakja thyen rekord botëror për qëndrimin më të gjatë në akull

Interesante
Kalo në kategori