Gael Clichy ka treguar se Pep Guardiola ishte nevrikosur me paraqitjen e Manchester Cityt në fitoren prej 2-1 kundër Swansea Cityt në kuadër të Kupës EFL.

Qëkur është angazhuar në postin e trajnerit të klubit nga Etihad, strategu spanjoll i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet zyrtare.

Përkundër fitores ndaj Swanseas, në momente të caktuara të zgjedhurit e Guardiolas e kishin humbur posedimin e topit dhe kishin rrezikuar të pranonin gol. Kjo ka bërë që trajneri të shprehë pakënaqësinë e tij në zhveshtore.

City në rrethin tjetër të Kupës së Ligës (Video) City në rrethin tjetër të Kupës së Ligës (Video)

“Trajneri nuk ishte i kënaqur me ne. Është diçka tjetër kur luan ndaj një skuadre të mirë që krijon shumë raste, por nuk është mirë kur i jep raste duke humbur topin në mesin e fushës”.

Reklama

“Ne e dinim se çfarë kishim bërë mirë dhe çfarë kishim bërë keq. Fitorja ishte gjëja më e rëndësishme dhe padyshim se duhet të përmirësohemi”, ka deklaruar Clichy. /Telegrafi/

Reklama