Pesë vjeçarja nga Zhelina, e cila dëshiron të bëhet mjeke në të ardhmen rrëfeu në emisionin tonë botën e saj plot me dëshira dhe ëndrra për të ardhmen.

Reklama

Amelia tregoi se ngjyra e saj e preferuar është e kuqja dhe kjo për arsye se flamuri shqiptar ka atë ngjyrë, ndërsa dhe shumë veshje nga garderoba e saj kanë atë ngjyrë.

Ajo tregoi se e ka edhe një vëlla më të vogël me të cilin shpesh herë i ndajnë edhe lodrat.

Amelia përmendi se pavarësisht se sa vende ka vizituar, Zhelina dhe Tetova ngelen të preferuarat e saj.

Amelia na tregoi se këngëtarja e preferuar e saj është Dafina Zeqiri edhe pse nuk pranoi të këndoj ndonjë këngë nga artistja.

Reklama

Ne u argëtuam shumë me Amelian, e cila solli festën dhe në studion e Telegrafit.

Reklama

Për më tepër, mund ta ndiqni emisionin në linkun e poshtë shënuar.