LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër sukses për Anetta Berishën, vendoset në ‘billboard’-in më të madh në Evropë

Një tjetër sukses për Anetta Berishën, vendoset në ‘billboard’-in më të madh në Evropë

E njohur fillimisht si modele e më pas edhe si bloggere, Anetta Berisha po vazhdon të arrij çdo herë e më shumë sukses në fushën e saj.

Pas koleksionit të parë me markën “Luxe To Kill”, ajo ka lansuar bashkëpunimin e dytë me këtë mark në fillim të këtij muaji.


E si rrjedhojë një reklamë promovuese me emrin dhe fotografitë e saj është shfaqur në Mançester, Mbretëri e Bashkuar.

View this post on Instagram

A post shared by Anetta Beri (@anettaberi_)


“Anetta Beri x Luxe to kill 2.0” – shkruhej në ‘billboard’-in më të madh në Evropë që njëherësh e ka bërë bukuroshen me prejardhje nga Kosova të krenohet e emocionohet.

Kush është Anetta Berisha, 20 vjeçarja që po mahnit në botë me bukurinë e saj?
Lexo po ashtu Kush është Anetta Berisha, 20 vjeçarja që po mahnit në botë me bukurinë e saj?

“Unë në ‘billbord’-in më të madh në Evropë! Dikush të më pickoj, kjo është arritja më e madhe e karrierës sime deri tani, dy koleksione të suksesshme me një markë për të cilën ndihem shumë me fat që punoj dhe besoj në mua! Faleminderit shumë të gjithëve ju që keni veshur dhe blerë koleksionin tim. T’ju shoh të gjithëve duke e veshur më jep një ndjesi të papërshkrueshme! Ju dua të gjithëve!”, shkroi bukuroshja krahas fotos që e tregon atë duke pozuar pranë ‘billboard’-it.

Foto: Screenshot/Instagram

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë për Telegrafin, Berisha kishte inkurajuar të gjithë që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të kenë vetëbesim. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Anetta Beri (@anettaberi_)