Rogerti është një tjetër banor që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.

Ai është një gazetar i njohur në fushën e sportit.


“Tani po vjen njeriu që do i japi pak dashuri shtëpisë”, u shpreh ai.

Foto: YouTube

I njëjti u fut në shtëpi me mision duke mbajtur maskë në fytyrë, për t'u prezantuar si ish-i dashuri i Lornës.

Në Big Brother në spektaklin e së martës u fut gjithashtu edhe këngëtarja Krusita.

Ndërkohë që dy banorë të tjerë u eliminuan nga gara duke i dhënë fund eksperiencës në këtë format.

Erik Lloshi dhe Aleksandra Qirjazi i dhanë fund këtij rrugëtimi duke humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com