LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet me fuqi prej 6.2 shkallë të Rihterit godet Nevadan

Një tërmet me fuqi prej 6.2 shkallë të Rihterit godet Nevadan

Një tërmet me fuqi 6.2 shkallë të Rihterit tronditi Nevadan në SHBA, 205 kilometra larg nga zona e parë e banuar, qyteti i Tonopah, raporton EMSC.

Epiqendra është në zonën midis Rhine dhe Las Vegas me një popullsi jashtëzakonisht të vogël, kështu që ka pak shanse për më shumë dëme, transmeton Telegrafi.


Sipas mediave amerikane, tërmeti thuhet se zgjati rreth tridhjetë sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme ose viktima, por njerëz nga Kalifornia thonë që e kanë ndjerë atë.

Mesatarisht pesë tërmete të tilla godasin zonën e Kalifornisë dhe Nevadës çdo vit. Në dhjetë ditët e kaluara, ka pasur tre tërmete me fuqi 3 dhe më të larta në shkallën Rihter. /Telegrafi/