LAJMI I FUNDIT:

Një shtëpizë moderne pushimi në pyll e ngritur për një ditë

Një shtëpizë moderne pushimi në pyll e ngritur për një ditë

Nga druri dhe qelqi, në vetëm 15 m² hapësirë, ngritën një vilë moderne në formë të shkronjës A. Kasolla sikur në përralla, është ëndrra e çdo dashamirësi të natyrës dhe meditimit. Pa zhurmë dhe pluhur, pa prerë pemët përreth, u vendos në breg të liqenit për vetëm një ditë

Në krahun e ngushtë të një gadishulli në liqenin Saimaa në Finlandën Lindore, ndodhet një shtëpizë pushimi e thjeshtë trapezoide prej druri në formë A.


Shtëpiza është projekt i byrosë Otraum Architects nga Helsinki, të cilin e kanë quajtur Kynttilä, që në përkthim do të thotë qiriu. Mu ashtu, natën, sikur qiriri, Kynttilä rrezaton ngrohtësinë nga bregu i liqenit, transmeton Telegrafi.

Kjo shtëpizë moderne nga druri i laminuar prej gjithsej 15 metra katrorë është ideuar në konceptin Zen. Hapësira ka për qëllim të ofrojë fokus vizual dhe shpirtëror, me reduktimin e përmbajtjes dhe qëllimin disenjator në minimum. Elementet të cilat e përbëjnë hapësirën krijojnë paqe dhe thjeshtë kornizojnë me kujdes pamjen e zgjedhur në ujë.

Është ideale për izolim dhe meditim, në të imazhi i kornizuar i natyrës shndërrohet në abstraksion individual dhe projeksion mendimesh, duke krijuar një portal të llojit të vet mendor në ndonjë dimension tjetër.

Hapësira është fuqishëm e lidhur me natyrën, sepse i gjithë muri ballëzor prej xhami, dhe ajo dritare e madhe krijon kontakt të drejtpërdrejtë intim dhe komunikim me ambientin. Drita e diellit, koha dhe stina e vitit këtu udhëheqin ritmin e ditës.

Por, përveç këtij dialogu të theksuar, Kynttilä ka hapësirë funksionale në të cilën mund të vendoset e gjithë familja dhe të shijojë pushimin të pazakontë.

E gjithë struktura e ndërtesës, mobilet dhe dyert e hyrjes, janë bërë me elementë masive prej druri të laminuar, të dukshëm në brendësi, dhe veshja e fasadës është prej larshi.

Në këtë vilë me sipërfaqe minimale, kujdes të veçantë ka funksionaliteti i secilës pjesë. Në të dy anët e kanateve ka një tendë, nën të cilën vendoset një platformë dhe gjithashtu formon një hapësirë për ruajtjen e druve të zjarrit.

Një krevat ndodhet pranë murit prej xhami, i ngritur mjaftueshëm për të siguruar një vend për të ruajtur gjërat, dhe tjetri është një shtrat në galeri, ku mund të arrihet me shkallë druri.

Kynttilä ndodhet në një pyll të paprekur, në një pronë që është kryesisht një rezervat natyror dhe ku ende është vetëm një vilë e vjetër dhe një saunë. Arkitektët kanë planifikuar të gjithë procesin e ndërtimit në mënyrë që të ketë sa më pak ndikim në natyrë.

Të gjithë elementët kryesorë u montuan dhe u përgatitën jashtë vendit, dhe më pas u ndërtua një rrugë e përkohshme për vetëm një ditë, e cila ishte gjithçka që u desh që elementët të transportoheshin me kamion dhe të vendoseshin në pozicion, së bashku me një copë të madhe xhami.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori