LAJMI I FUNDIT:

Një shenjë e fshehtë e demencës mund të zbulohet gjatë dushit: Kushtojini vëmendje, sepse mund të duket e çuditshme

Një shenjë e fshehtë e demencës mund të zbulohet gjatë dushit: Kushtojini vëmendje, sepse mund të duket e çuditshme

Demenca është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në botë, kështu që zbulimi i saj në një fazë të hershme mund t’i ndihmojë njerëzit dhe familjet e tyre të kuptojnë më mirë diagnozën dhe të planifikojnë për të ardhmen në përputhje me të

Prandaj, nuk është keq të njihni shenjat më pak të njohura që mund të tregojnë këtë sëmundje.


Domethënë, shkencëtarët zbuluan se një simptomë të tillë mund ta vëreni gjatë dushit.

Një nga shenjat e çuditshme të demencës është humbja e shqisës së nuhatjes. Pra, nëse nuk e nuhatni shamponin tuaj, xhelin e dushit ose sapunin, mund të jetë një shenjë se jeni në fazat e hershme të demencës, transmeton Telegrafi.

Humbja e kujtesës nuk është domosdoshmërisht një shenjë e demencës, por aftësia për të njohur erërat është karakterizuar si një nga shenjat e para.

pexels-skitterphoto

Ky studim është publikuar nga Universiteti i Çikagos dhe hulumtimi bazohet në një studim me 515 persona. Profesor David Strain, një pedagog në Universitetin Exeter, tha se demenca thjesht do të thotë se truri nuk po funksionon si më parë.

Përveç humbjes së kujtesës dhe shqisës së nuhatjes, ekzistojnë edhe simptoma të tjera që tregojnë këtë gjendje, përkatësisht: ndryshimet e humorit, vështirësi në kryerjen e detyrave të përditshme, vështirësi në përqendrim, vështirësi në të folur, konfuzion në kohë dhe hapësirë.

Për shkak se ka lloje të ndryshme të demencës, disa nga këto simptoma mund të mos vihen re menjëherë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori