LAJMI I FUNDIT:

Një sandviç para gjumit? Po, por nga produkte të veçanta

Një sandviç para gjumit? Po, por nga produkte të veçanta

Nuk keni pse të shkoni në shtrat me stomak bosh

Është vërtetuar se nuk duhet të shkoni të uritur në shtrat, por as nuk duhet të hani shumë, sepse në atë rast nuk do të flini mirë, transmeton Telegrafi.


Me një përzgjedhje adekuate të ushqimeve, ju nuk do të jeni të uritur dhe do të jeni në gjendje të flini një gjumë të qetë.

Sekreti qëndron në kujdes, domethënë në ushqimet që nuk janë të pasura me kalori, por që kanë një numër të mjaftueshëm vlerash ushqyese.

Nëse nuk mund të ngopeni me një grusht arra, bajame ose fruta arrore, mund të bëni edhe një sandviç me bukë integrale, ndërsa në vend të proshutës dhe delikatesave të ngjashme me mishin, prisni mish të pulës të zier ose të pjekur ose mish të bardhë gjeldeti.

Ju gjithashtu mund të pini një gotë kos ose qumësht me këtë sandviç.

Gjithashtu, nëse jeni duke kërkuar diçka të ëmbël, mund të merrni qumësht çokollate në vend të qumështit të zakonshëm.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori