LAJMI I FUNDIT:

Një restorant në SHBA hapi dyert për klientët – dhe gjithçka dukej “jashtë kontrollit”

Një restorant në SHBA hapi dyert për klientët – dhe gjithçka dukej “jashtë kontrollit”

Ndërsa shtetet përgatiten të heqin kufizimet ndaj bizneseve të tilla si baret dhe restorantet, disa pamje që janë publikuar së fundmi tregojnë se kjo mund të jetë shumë sfiduese.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një restorant në Colorado i cili ka hapur dyert për klientët të dielën në kundërshtim me urdhrin e shëndetit publik të vendit.


Siç thuhet më tej, turmat mbushën restorantin, që ndodhet rreth 25 milje në jug të Denverit.

Dhe ka qenë një video e publikuar nga një reporter i lajmeve lokale, që ka treguar se për çfarë në fakt bëhej fjalë.

Siç edhe mund të shihet aty, praktikisht askush nuk po praktikonte distancën sociale – dhe vetëm një klient mund të shihej i veshur me një maskë.

Ndryshe, eksperti i njohur amerikan Anthony Fauci thotë se një heqje e parakohshme e kufizimeve të vendosura si pasojë e pandemisë së coronavirusit do të paraqiste një rrezik të madh për vendin.

Fauci, i cili drejton Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive tha për gazetën “New York Times” se nëse vendi anashkalon planin me tre faza të hapjes që ka propozuar Shtëpia e Bardhë, atëherë rrezikon krijimin e vatrave të reja e të shumëfishta të sëmundjes.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar për javë të tëra se një lehtësim i parakohshëm i kufizimeve dhe i veprimtarisë së biznesit mund të çojë në një rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Plani i Shtëpisë së Bardhë përcakton disa rekomandime për shtetet, duke sugjeruar që hapja duhet të konsiderohet atje ku ka të dhëna të dokumentuar për një rënie të numrit të rasteve të reja me coronavirus për të paktën dy javë me radhë, si dhe sisteme të forta testimi e gjurmimi të kontakteve të atyre që janë testuar pozitivisht.

Deri të martën në Shtetet e Bashkuara janë shënuar më shumë se 1.3 milionë raste me coronavirus dhe mbi 80 mijë të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori