Udhëtimi përmes një aeroporti nuk është gjithmonë një eksperiencë emocionuese, kështu që zgjedhja e restoranteve, bareve dhe argëtimi në terminal mund të jetë një sfidë jo e lehtë.

Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka një aeroport që ka arritur majën - dhe jo pa shkas tani gëzon çmimin e të qenit Aeroporti më i Mirë në botë në çmimet Skytrax të vitit 2019.


Bëhet fjalë për Aeroportin e Changi në Singapor i cili ka kryesuar listën për të shtatin vit radhazi.

Në fakt, aeroporti ka pësuar kohët e fundit një përmirësim të madh që ka kushtuar 1.7 miliard dollarë, dhe ka aq shumë në ofertë sa që udhëtarët do të shpresonin që fluturimet e tyre të vonohen.

aa2 6

Po flasim për aeroportin që ka një “pyll të brendshëm”, ujëvarat shumëngjyrëshe, madje edhe një park zbavitës për familjet.

Dhe së fundmi aeroporti ka hap një hapësirë, zgjerimin e saj të ri që përmban mbi 280 dyqane dhe restorante, dhe jo vetëm.

Por kjo nuk është e gjitha që është planifikuar si pjesë e sipërmarrjes së re, e cila është përhapur në dhjetë kate dhe mburret me një sipërfaqe totale prej 137,000 metra katrorë.

Dhe për ata që me të vërtetë dëshirojnë të shfrytëzojnë më shumë kohën e tyre atje, kjo hapësirë do të mburret edhe me hotelin e tij 130 dhomësh.

Ndryshe, sipas po të njëjtës listë, këta janë top 10 aeroportet botërore për vitin 2019.

Changi - Singapor

Haneda - Tokio

Incheon - Seul

Hamad International Airport

Aeroporti i Hong Kongut

Centrair Nagoya

Aeroporti i Mynihut

Heathrow – Londër

Narita - Tokio

Aeroporti i Zyrihut /Telegrafi/