Një pije plot zink për mëngjes: Qumështi dhe këto erëza janë një kombinim ideal
Bëni një pije të rinisë, për të forcuar imunitetin dhe shëndetin e përgjithshëm!
Kakao është konsideruar gjithmonë si një pije e konsumuar kryesisht nga fëmijët, por pak dihet se kakao është një eliksir i rinisë dhe i shëndetit për të gjitha gjeneratat.
Hulumtimet tregojnë se kakaoja nuk është vetëm një pije e shijshme që do t’ju ëmbëlsojë ose ngrohë, por edhe një ushqim i mrekullueshëm për të rritur humorin, për të forcuar imunitetin dhe për të rritur vitalitetin tuaj.
Qumështi i kakaos ka një efekt pozitiv në përqendrim, përmirëson kujtesën dhe qarkullimin e gjakut dhe ruan nivelet normale të kolesterinës, transmeton Telegrafi.
Kakaoja përmban zink, një mineral që është shumë i rëndësishëm për prodhimin e proteinave dhe ruajtjen e shëndetit të mirë.
Kokrrat e kakaos përmbajnë yndyra të shëndetshme, karbohidrate, antioksidantë dhe fibra.
Prania e elementit epikatekin në kakao ndihmon trupin të luftojë proceset inflamatore, zvogëlon rrezikun e diabetit dhe sulmit në zemër dhe goditjes në tru.
Shumë njerëz shmangin konsumimin e kakaos sepse besojnë se është yndyrë, por nëse e konsumoni me moderim, kakaoja mund t’ju ngop shpejt, të rregullojë oreksin tuaj dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë rrezikun e shtimit në peshë.
Receta:
Në 300 ml qumësht të ngrohtë (lope ose dhie) hidhni 1 lugë kakao pluhur, shtoni 1/2 lugë çaji kanellë dhe 1/2 lugë çaji karafil të bluar.
Masën që rezulton vendoseni në zjarr mesatar dhe lëreni të vlojë. Mund ta ëmbëlsoni pijen që rezulton me një lugë çaji mjaltë.
Rekomandohet të pihet në mëngjes, me stomakun bosh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj