Një person rrahu të dashurën e tij në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:45 në Fushë Kosovë.
Tutje thuhet se nuk raportohet për të lënduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































