LAJMI I FUNDIT:

Një person humb jetën në Leposaviq, 11 raste të reja me COVID-19

Një person humb jetën në Leposaviq, 11 raste të reja me COVID-19

Më shumë se 15.7 milionë raste të coronavirusit janë regjistruar në të gjithë botën, rreth nëntë milionë njerëz janë shëruar dhe 640 mijë kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në 24 orët e fundit në qytetet me shumicë serbe në Kosovë, bazuar në analizën e 60 mostrave, janë regjistruar njëmbëdhjetë raste të reja me COVID-19.


Një person nga Leposaviqi i infektuar me coronavirus ka ndërruar jetë, ka njoftuar Shtabi i Krizave në Mitrovicën e Veriut, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën periudhë, 20 njerëz në komunitetet serbe në Kosovë u shëruan nga coronavirusi.

Ndryshe, Kosova ka raportuar 6680 persona të infektuar me COVID-19 dhe 164 të vdekur. /Telegrafi/