LAJMI I FUNDIT:

Një person goditet nga vetura në Ozdrim të Pejës – dërgohet në QKUK

Një person goditet nga vetura në Ozdrim të Pejës – dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Ozdrim të Pejës.

Reklama

Rreth orës 17:30, një veturë ka goditur një person duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim. Një veturë ka goditur një person. Vozitësi i automjetit e ka dërguar viktimën në Spitalin e Pejës dhe nga aty e ka njoftuar policinë për rastin”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se me udhëzim të mjekut, i lënduari është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Njësitë kompetente policore janë në vendin e ngjarjes”, ka përfunduar Gashi.

Ndryshe, gjatë pasdites së kësaj të shtune ka ndodhur edhe një aksident tjetër trafiku në fshatin Gllarevë të Klinës. Gashi ka bërë të ditur se në të janë përfshirë tri vetura, por përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Lajme
Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Lajme
Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Lajme
“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

Lajme

"1000 vjet në dy minuta, historia mes Kosovës dhe Serbisë" - shikohet rreth dy milionë herë në Twitter, reagon gazetarja e CNN

Politikë
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

Lajme
Kalo në kategori