LAJMI I FUNDIT:

Një përpjekje që ngazëlleu botën: Mami dhe babi bënë një album muzikor me tinguj të barkut

Një përpjekje që ngazëlleu botën: Mami dhe babi bënë një album muzikor me tinguj të barkut

A e dini se nga lëvizjet e bebes suaj të vockël në bark mund të krijohet muzikë të mahnitshme?

Prindërit Elizabeth Hart dhe Ivan Diaz Mate regjistruan tinguj nga mitra, ndërsa ajo mbante djalin e saj Luke.


I biri i tyre tani është 15 muajsh dhe ata e bënë albumin e tyre nga ata tinguj, transmeton Telegrafi.

“Sound of the Unborn” (“Tingulli i të palindurit”) është emri i këtij albumi, i cili është regjistruar duke përdorur teknologjinë bio-zanore MIDI, e cila i transformon lëvizjet në tinguj.

Elizabeth shpjegoi se elektrodat marrin impulse elektromagnetike që transformohen në MIDI.

“Kjo përvojë ishte absolutisht e mahnitshme. Ritmet dhe harmonitë e krijuara në këtë mënyrë janë krejtësisht të ndryshme nga çdo gjë tjetër”, thotë nëna entuziaste.

Meqenëse kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë eksperimente të pazakonta me tinguj, ndërkohë ata gjithashtu kanë arritur të regjistrojnë lëvizjen e bimëve.

Albumi “Sounds of the Unborn” do të dalë në treg më 2 prill.

/Telegrafi/