LAJMI I FUNDIT:

Një perlë 8,000 vjeçare prezantohet në Luvrin e Abu Dhabit

Një perlë 8,000 vjeçare prezantohet në Luvrin e Abu Dhabit

Një perlë 8, 000 vjeçare, prezantuar si më e lashta në botë, do të ekspozohet për herë të parë për publikun duke nisur nga 30 tetori në Luvrin e Abu Dhabit, njoftoi dje departamenti i Kulturës dhe Turizmit të Emiratit.

E qujtur “perla e Abu Dhabit” dhe zbuluar nga arkeologët në ishullin e Marawah, në brigjet e kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, kjo bizhuteri i përket Muzeut Kombëtar Zayed.


“Ajo do të prezantohet në Luvrin e Abu Dhabit gjatë një ekspozite të titulluar “10 000 vitet e luksit” që do të zhvillohet nga 30 tetori deri më 18 nëntor”, sipas një komunikate të departamentit të Kulturës dhe Turizmit.

Analizat e karbonit-14 kanë zbuluar se shtresat shkëmbore nga ku vjen perla datojnë 5 600-5 800 vjet para erës sonë, gjatë periudhës neolitike.

“Zbulimi i perlës më të lashtë në botë në Abu Dhabi tregon qartë se një pjesë e madhe e historisë tonë të fundit ekonomike dhe kulturore i ka rrënjët e thella që datojnë që prej fillimit të prehistorisë”, konfirmoi Mohammed Khalifa al-Moubarak, kreu i departamentit të Kulturës dhe Turizmit në një komunikatë. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Kalo në kategori