Gjumi kualitativ në kohën e duhur mund t’ju ndihmojë ta mbroni shëndetin mendor dhe fizik, kualitetin e jetës, etj.

Gjumi është shumë i rëndësishëm sepse gjatë gjumit trurit ka mjaftueshëm kohë për t’i përpunuar informacionet dhe për të gjeneruar energji për aktivitetet e përditshme, transmeton Telegrafi.

Prandaj, gjumi e forcon aftësinë tonë për t’u përqendruar dhe e rigjeneron trupin.

Megjithëse ka shumë shkaktarë, mungesa e gjumit kryesisht vjen si pasojë e shprehive të dobëta të ushqimit, ankthit, mungesës së mineraleve dhe një stili të pashëndetshëm të jetesës.

Mungesa e gjumit pastaj shpie në nivele të ulëta të energjisë, në depresion, dobësi të përgjithshme, marramendje, lodhje, etj.

Por, në raste të tilla e keni një mënyrë natyrale se si mund ta ndihmoni veten! Thjesht konsumoni banane dhe kanellë para gjumit!

Bananet janë të pasura me kalium dhe magnez, minerale të cilat e përmirësojnë kualitetin e gjumit. Këto minerale ndihmojnë në relaksimin e muskujve dhe enëve dhe i kundërshtojnë efektet negative të kortizolit të tepërt, i cili është hormon i stresit. Bananet përmbajnë edhe amino acidin triptofan, i cili i rritë nivelet e serotoninës dhe i rregullon shprehitë e gjumit.

Përbërësi tjetër në këtë recetë, kanella, përmban vajra të jashtëzakonshëm esencialë, siç është eugenoli, vitamina A, acidi pantotenik, niacini, etj.

Përbërësit:

– 1 banane
– Pak kanellë
– 1 litër ujë

Përgatitja:

Vlojeni ujin në një enë të vogël. Prejeni bananen në rriska dhe pastaj shtojeni në ujin e vluar. Lëreni të vlojë për 10 minuta, pastaj vendoseni në një gotë. Aty ia shtoni pak kanellë dhe shijojeni pijen magjike! /Telegrafi/