LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për serbin që dhunoi një fëmijë në Hoçë të Madhe

Një muaj paraburgim për serbin që dhunoi një fëmijë në Hoçë të Madhe

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit S. S., serb, shtetas i Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të dhunimit.

Më datë 2 shtator 2019, në Hoçë e Madhe të Rahovecit, i dyshuari S. S. e detyron të dëmtuarin- fëmijë N. P. që të kryejë aktin seksual me dhunë duke ia mbyllur gojën me shirit ngjitës, duke ia hequr rrobat.


Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.