LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për Sadri Ramabajën

Një muaj paraburgim për Sadri Ramabajën

Anëtarit të Vetëvendosjes, Sadri Ramabajës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Prokurori Special, Sylë Hoxha ka paraqitur kërkesën për caktim të paraburgimit në këtë kohëzgjatje.

Pas përfundimit të seancës, prokurori Hoxha ka thënë shkurtimisht se dyshimet janë ato që i ka bërë publike vetë i dyshuari, njofton Klan Kosova.

Sadri Ramabaja dyshohet për veprën penale “Vrasje e Përfaqësuesve të Lartë të Republikës së Kosovës”.

Avokati i Ramabajës, Ramiz Krasniqi ka thënë se prokurori nuk i ka mbështetur në asnjë fakt pretendimet për dyshimet për klientin e tij.

Ramabaja ishte kapur dy ditë më parë në Durrës nga autoritetet shqiptare nën dyshimin se donte të kalonte kufirin ilegalisht.

Në lidhje me këtë, se klienti i tij ishte larguar në Shqipëri, Krasniqi ka thënë se është fakt i pamohueshëm që Ramabaja ka ikur në shtetin fqinj, por sipas tij, kjo ka ndodhur për tu larguar sepse ka qenë seriozisht i kërcënuar në Kosovë.

Avokati Krasniqi ka thënë poashtu se Ramabaja këtë informatë e ka marrë nga një pjesëtar i AKI-së që i ka sugjeruar që të largohet për një kohë nga vendi sepse jeta e tij dhe familjes është seriozisht në rrezik.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori