Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 31.05.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 30.06.2021, ndaj të pandehurit Sh.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm”.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit Sh.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
– Me datë 31 maj, në orët e mbrëmjes, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri Sh.K., me dashje e sulmon fizikisht të dëmtuarën-bashkëshorten tij, si viktimë e ndjeshme në këtë rast, ashtu që pas disa mosmarrëveshjeve që kishin në lidhje me vajzën e tyre, fillimisht ishin fjalosur mes vete, e më pas i pandehuri nën ndikimin e alkoolit me 1.39 promilë, e godet fizikisht të dëmtuarën me grushte në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, mirëpo nga këto goditje e dëmtuara nuk pëson lëndime të dukshme në trup dhe nuk pranon që të merr tretman mjekësor.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtarja e procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, pasi që hetimet në këtë çështje janë në fazën fillestare, si dhe duke marrë parasysh peshën e veprës penale, dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, ashtu që i pandehuri me dashje e sulmon të dëmtuarën, dhe përveç se e kishte goditur fizikisht i njëjti kishte vazhduar duke ushtruar dhunë psikologjike deri në ardhjen e Policisë në vendin e ngjarjes.
Nga të lartë cekurat, si dhe duke marrë parasysh karakteristikat personale të të pandehurit, sjelljet në shtëpi, abuzimi me alkool, të gjitha këto arsyetojnë masën e paraburgimit si të domosdoshme për sigurimin e prezencën së të pandehurit dhe të evitohet rreziku i përsëritjes së veprës penale.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin