Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 25.04.2021, ndaj të pandehurit A.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale Sulmi nga Neni 184 par. 3 dhe Neni 184 par. 1 të Kodit Penal të Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.Q., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
– I pandehuri A.Q., me datë 25 mars në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tyre të përbashkët, sistematikisht ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që deri sa e dëmtuara ishte duke qëndruar në shtëpi, i pandehuri nën ndikim të alkoolit, në gjendje të dehjes totale me 1.30 promil-sasi alkooli në gjak, fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë ofenduese si “laperic, kurvë” dhe në një moment, ngrihet në këmbë dhe fillon ta sulmoj fizikisht të njëjtën derisa ndërhynë për ti ndarë vëllain i tij, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e ankthit dhe pasigurisë personale.
– Po ashtu, i njëjti me datë, kohë dhe vend të njëjtë, me dashje përdor forcë ndaj të dëmtuarit – vëllait të tij në atë mënyrë që deri sa i pandehuri ishte duke e sulmuar bashkëshorten e tij, i dëmtuari – vëllai i tij ndërhyn me qëllim që ta largoj te dëmtuarën nga sulmi, ku me atë rast i pandehuri fizikisht e sulmon edhe atë duke e goditur me grushte, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë personale.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtari i procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke pas parasysh karakterin dhe personalitetin e të pandehurit, i cili rezulton se është konsumues i alkoolit, shton dyshimin e bazuar që i njëjti mund të arratiset dhe të jetë i pa kapshëm.
Po ashtu duke marrë parasysh faktet se i pandehuri është konsumues i alkoolit dhe sipas deklaratës së të dëmtuarës, i njëjti edhe më parë ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij duke e fyer dhe sulmuar fizikisht, arsyetojnë faktin se i njëjti duhet të dërgohet nën masën e paraburgimit.
Andaj, duke marrë parasysh të lartë cekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, ambientin në familje ku është kryer vepra penale, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, thuhet në komunikatën e Gjykatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia kërkon ndihmë për identifikim të dy të dyshuarve për ‘shpërdorim të pasurisë së huaj’
MASH kërkon të kompensohen ditët e humbura të mësimit për shkak të zgjedhjeve, SASHK kundërshton
Dyshohet për dhunë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi