Një mosmarrëveshje e re ka shpërthyer në Barcelonë midis Decos dhe Xavit për nënshkrimin e Oriol Romeut, raporton Mundo Deportivo.

Mesfushori i Gironas nuk ishte fillimisht në planet e Barçës për këtë verë.


Megjithatë, me lëvizjet për Joshua Kimmich dhe Martin Zubimendi që rezultojnë të pamundura financiarisht, klubi beson se Romeu është alternativa më e përshtatshme për momentin.

Epo, të paktën Xavi mendon kështu. Trajneri i Barcelonës këmbëngul se Romeu ka gjithçka për të shkëlqyer në vitet e ardhshme, ndërsa Deco ndihet skeptik për cilësinë e 31-vjeçarit.

Megjithatë, vendimi përfundimtar zakonisht varet nga trajneri.

Kjo ka bërë që Deco të jetë i nervozuar me Xavin, shkaku që Romeu është në përfundim të karrierës së tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app