Në dy muajt e parë të vitit Shqipëria është në rrugë të mbarë për të thyer rekordin e vitit të kaluar sa i përket numrit të turistëve.
Kështu deri në shkurt numri i turistëve arriti në 1 milion me rritje 33% nga një vit më parë. Por, një nga kritikat kryesorë për turizmin ka qenë ardhja e turistëve me të ardhura të ulëta.
Trendi po ndryshon, ndërsa shifrat tregojnë se gjithnjë e më shumë ka rritje të numrit për turistët nga Evropa perëndimore, por edhe zona më e pasur e kontinenti siç është Evropa Veriore, ku përfshihen edhe vendet skandinave, që kanë dhe pagat mesatare më të larta.
Shifrat tregojnë se në 2023-in turistët nga Suedia, Norvegjia dhe Finlanda ishin 109 mijë me rritje 76%. Përfaqësuesi i bizneseve nordike shprehet se skandinavët po gjejnë gjithnjë e më shumë interes te shqipëria
“Hapja e Shqipërisë është një mundësi e madhe për ta për të parë një vend ish-komunist që është transformuar në muajt e fundit, ndërkohë që natyra e virgjër është një nga elementët e veçantë ndryshe nga ata që shohin në Spanjë apo vende të tjera të zhvilluara. Është një vend i larmisë i veçantë, sepse është një vend i vogël dhe ofron një llojshmëri ngjyrash si dhe ofron një llojshmëri klimaterike ku distanca nga deti në mal është relativisht 2-3 orë”, tha Bujar Zhuri, përfaqësues i “Grupi i Bizneseve Nordike”.
Këtë vit numri i tyre jo vetëm për turizëm, por dhe investime pritet të ketë rritje të ndjeshme nga Skandinavia
“Vendet që skandinavët kanë udhëtuar më së shumti në Evropë është Spanja, Greqia apo Turqia. Kohët e fundit Shqipëria është futur në listën e tyre dhe është prioritet për të vizituar Shqipërinë.
Ka shumë artikuj, madje në një nga më të fundit ishte me titull “Harojeni Spanjën dhe Turqinë, por shikoni Shqipërinë”. Interesi jo vetëm, për turistë, por edhe si investitorë është mjaft i madh, pasi në Sarandë 600 norvegjezë kanë blerë shtëpitë e tyre”, tha Zhuri.
Shqipëria gjithashtu ishte mbajtësja e nderit në Panairin më të madh të turizmit në Berlin, ndërsa më herët promovimi nuk ka munguar as në konferencën e famshme botërore në Spanjë. Promovimi i Shqipërisë turistike nuk ka munguar as nga mediumet më të famshme evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tërmet me magnitudë 2.9 godet Kosovën

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Lokalizohet zjarri që kishte përfshirë një ndërtesë banimi në Prishtinë

“Ma mirë me më pas vra se çka më kanë bërë” – rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale në Kosovë

Rahovec: Tri vetura të përfshira në gara të rrezikshme nate, njëri shofer ndëshkohet me 500 euro gjobë

Presidentja Osmani kërcënohet përmes një emaili

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë