LAJMI I FUNDIT:

Një mesazh mashtrimi po përhapet në telefonat Android në Mbretërinë e Bashkuar, që mund të spiunojë pajisjet për të dhëna të ndjeshme

Një mesazh mashtrimi po përhapet në telefonat Android në Mbretërinë e Bashkuar, që mund të spiunojë pajisjet për të dhëna të ndjeshme

Një mashtrim përmes një mesazhi që prek telefonat Androit po përhapet përgjatë Mbretërisë së Bashkuar, kanë paralajmëruar ekspertët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, mesazhi – që pretendon të jetë nga një kompani e dërgesave të pakove, i bën përdoruesit të instalojnë një aplikacion gjurmimi – por në fakt është një softuer i dëmshëm, “spyware”.


I quajtur Flubot, ajo mund të mbizotërojë pajisjet dhe të spiunojë telefonat për të mbledhur të dhëna të ndjeshme, përfshirë edhe detaje bankare në internet.

Operatori i rrjetit, Vodafone, tha se miliona mesazhe me tekst po dërgoheshin tashmë në të gjitha rrjetet. /Telegrafi/