NJË MENDIM NATE

William Wordsworth (1770–1850)

Poezi nga: William Wordsworth
Përktheu: Irena Dono
Pa shihni! Aty ku hëna në qiellin e paanë,
Lundron me fatin e saj të lumtur
Shpesh ajo fshihet nga syri i lodhur
Ose zbehtë shihet.
Por kur retë treten pastaj,
Çe ndritshme pamje e saj!
Shumë të ndryshëm ne – një racë idhnake,
Me mijëra të pasur për hir të fatit
Që me zymtinë e mësuar të hapit
Rrugën e tyre ndjekin,
Mosmirënjohës që një fytyrë pa buzëqeshje mbajnë,
Gjatë gjithë vitit.
Nëse tekat e njerëzve të afërt do të bënin
që shpirti im të venitej për shkak të trishtimit,
Nga përfytyrimi që pason zgjimin tënd
Anije e ndritshme e parajsës!
Një shtysë të kundërt lermë të marr
Dhe të jem i falur.
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































