LAJMI I FUNDIT:

Një mashkull tenton ta dhunojë një mashkull tjetër në Istog – në Pejë raportohet edhe për ngacmim seksual

Një mashkull tenton ta dhunojë një mashkull tjetër në Istog – në Pejë raportohet edhe për ngacmim seksual

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar një rast “dhunim në tentativë” dhe një tjetër rast i ngacmimit seksual.

Rasti i parë ka ndodhur në Istog, ku gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunoj viktimën mashkull kosovar më 26 shtator 2022.


Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq rasti i ngacmimit seksual ka ndodhur në Pejë. Viktima femër kosovare ka raportuar në polici se derisa ishte duke ecur nëpër një rrugicë, nga një person mashkull i pa njohur për viktimën, është ngacmuar seksualisht pa dëshirën e saj.

Në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar si me lartë. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/