Mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madridi mund të humbasë një lojtar shumë të rëndësishëm gjatë verës. 

Bëhet fjalë për Andriy Lunin i cili ka dëshmuar të jetë një portier i besueshëm sa herë që i është dhënë rasti për të mbrojtur portën e Real Madridit. 


Sidoqoftë, situata e tij tek ‘Los Blancos’ mund të ndryshojë para hapjes së afatit kalimtar veror, pasi ukrainasi dëshiron vazhdimësi dhe më shumë minuta, diçka që tek madrilenët nuk e ka të garantuar shkaku i Thibaut Courtois. 

Duke marrë parasysh këtë skenar, e ardhmja e tij premton që të jetë larg ‘Santiago Bernabeu’, ka raportuar Fichajes.

LUNIN

Pavarësisht performancave të tij fantastike veçanërisht në Ligën e Kampionëve, Lunin po luan një rol dytësor tek klubi madrilen. 

Për këtë arsye disa klube të ndryshme evropiane kanë shprehur interesim për transferimin e tij, duke i ofruar mundësinë që të jetë portieri i tyre i parë. 

Në rast se Lunin vendos të largohet, Real Madridi do të detyrohet që të gjejë zëvendësuesin e tij në tregun e transferimeve. 

Bordi i klubit nuk dëshiron të varet vetëm nga një opsion në portë dhe do të duhet të vendosë se kush do të jetë zëvendësuesi i ri i Courtois./Telegrafi/