LAJMI I FUNDIT:

Një kompani japoneze vjen me syzet që mbulojnë të gjithë fytyrën – ato vijnë me veti kundër mjegullës, erës dhe pluhurit

Një kompani japoneze vjen me syzet që mbulojnë të gjithë fytyrën – ato vijnë me veti kundër mjegullës, erës dhe pluhurit

Një kompani japoneze ka prezantuar një gamë unike syzesh dielli që mbulojnë të gjithë fytyrën tuaj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ZGHYBD ka lansuar këto syze dielli në treg në një përpjekje për të vendosur një trend të ri të modës.


E veçanta e këtyre syzeve është se ato mbulojnë të gjithë fytyrën tuaj nga sytë tek mjekra.

Syzet e diellit ngjajnë me “helmetat” dhe vijnë me veti kundër mjegullës, erës dhe pluhurit.

Mburoja mbrojtëse e polarizuar e fytyrës është gjithashtu e pajisur me një lente mbrojtëse UV.

Thuhet se syzet e diellit do të mbrojnë fytyrën e përdoruesit nga era dhe pluhuri dhe shikimi i tij nuk do të rrezikohet as në kushte mjegulle.

Thuhet gjithashtu se dizajni i mbulimit të fytyrës do të mbrojë fytyrën e individit nga pikat e ujit dhe tymit.

Kushdo që i shikon këto syze mund t’i ngatërrojë ato edhe me një “maskë futuriste” për tu mbrojtur nga Covid-19. /Telegrafi/