LAJMI I FUNDIT:

Një këngë për nënën!

E dini, në të shumtën e rasteve është thjeshtë që t’i përshkruajmë gjërat, njerëzit, fenomenet etj., mirëpo kur ndonjëra prej tyre është aq shumë e lidhur me ne, në mënyrë emocionale, atëherë të gjesh fjalët e duhura bëhet e vështirë, sidomos kur flasim për një perëndeshë, siç është Nëna!

Muaji mars është muaji i luleve, muaji i dhuratave për më të shtrenjtat tona, nënat tona…


Kohë më parë, doja të dija më shumë për këngën dhe fuqinë që ajo mund të ketë; doja të dija inspirimin dhe momentet e para të lindjes së një melodie. Dhe, mënyra më e mirë që t’i qasem kësaj teme ishte e kaluara: një njëri më përvojë, një profesionist. Kështu, vendosa të takohem me kompozitorin e njohur shqiptarë Reshat Randobrava, krijues i shumë hiteve për të cilat shoqëria ndjen nostalgji. Me Randobravën filluam të numëronim suksese, prezantime të shumta, si në Kosovë, si jashtë vendit; histori të bukura; hite plot si “O moj ti me syt e zi”, “Puthja e parë”, “Te penxherja jote”, “Mikja”, “Mall”, “Buzë liqenit” … Diçka ndaloi, pikërisht te titulli i këngës “Tungjatjeta”…

“Tungjatjeta”, teksti i së cilës thotë “Tungjatjeta, nëna plakë Flokë bardha ime moj, ’qeshu-qeshu tinë plakëPërsëri të përqafoj O sa shumë ke ndryshuar Flokëbardha ime moj Rrudhat ballin kanë shkruar Pleqëria të pushtoi”. Pastaj, vazhdon ende përshkrimi me vargjet e fundit: “Po në ballin tënd të qetëFlokëbardha ime moj Shoh të shkruara dy jetë Një që erdhi, një që shkoi”.

Pikërisht në këtë moment, derisa poezisë po i vinte fundit, kompozitorit ju mbushën sytë me lotë. “Një këngë për nënën, asnjëherë nuk harrohet”, më tha. Ishte pikërisht nëna ajo prej të cilës Randobrava kishte trashëguar talentin, një dashuri të madhe për muzikën.

Nëna është personi i vetëm e cila edhe pa të njohur fare dhe pa të parë kurrë, të ka dashuruar, të do dhe do të të dojë pa kushte, në çdo fazë të jetës.

Kot flas unë, flasin tingujt e këngës të cilët janë unik, të ëmbël, me peshë si diamant ,ashtu sikur nëna.

Randobrava tregoi se frymëzim është ai që ndikon në uljet dhe në ngrittet e krijimtarisë artistike. Muzika, artet bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Muzika frymëzon një shkrimtar, një piktor apo një balerin. Në këtë rast pikërisht poezia ishte frymëzim për këngën “Tungjatjeta”. Krijimtaria e Randobravës vazhdon edhe sot. Për më shumë, këtë profesion e trashëgoi edhe djali i tij, Andi, i cili frymëzimin e sheh si botë të brendshme të artistit, që shprehet me anë të këngës.

Në mendje të publikut është edhe kënga ‘Simfonia e Nënës’ të cilën e këndon Sherif Merdani, një kompozim i artë. Kjo këngë ka fituar çmimin e tretë në festivalin e 34-të të këngës në RTSH. Muzikën e ka punuar Luan Zhegu.

Një frymëzim tjetër për të shkruar për nënën, sepse një artist i vërtet nuk mund të rrijë duarkryq, “Frymëzimi është një mik, së cilit nuk i pëlqen të vizitojë ata, që nuk pëlqejnë të punojnë”, ka thënë kompozitori i madh Çajkovski.

“Nënë, emër i dashur për mua Më je e shtrenjtë, të dua”, janë vargje të njohura të këngës “E lehtë më është jeta kur e di se kam nënë”, të cilën e këndon Anita Take.

Dhe, në fakt, kjo është e vërteta. Kanë ato krahët e parë që të mbajtën dhe të shtrënguan fort për të dhënë siguri e dashuri në çastet e para të jetës. Janë ata sytë e parë që sheh të cilët dhe pse të mbushur me lot të duken më të bukurit e kësaj bote.

Janë këto vetëm disa këngë të cilat mundohen ta shprehin ndjenjën e fuqishme dhe mundohen ta shpalosin dashurinë e respektin për nënën, të cilën është shumë vështirë ta shpaguajmë.

Gëzuar festën e tetë Marsit për më të mirat dhe më të shtrenjtat nëna. Urime!

Në trend

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Kalo në kategori