LAJMI I FUNDIT:

Një javë para balotazhit për kryetarë komunash, AAK prin me koalicione

Një javë para balotazhit për kryetarë komunash, AAK prin me koalicione

Kur kanë mbetur një javë nga balotazhi i 14 nëntorit, janë shtuar përpjekjet për koalicione mes subjekteve politike.

Deri më tani Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë më aktive në këtë drejtim duke bërë koalicione në shtatë komuna, derisa është e hapur edhe për koalicione në komunat tjera.


Deri më tani AAK ka koalicione në komunat ku nuk është në balotazh, por i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe në komunat ku janë në balotazh si Gjakovë, Klinë apo Rahovec kjo parti ka bërë oferta për partitë tjera që nuk janë në garë, njofton Telegrafi.

Deri më tani AAK ka bërë koalicione me PDK-në në tri komuna (Prizren, Vushtrri dhe Malishevë), derisa me LDK-në ka koalicione në dy komuna (Gjilan e Fushë Kosovë).

AAK ka bërë koalicione në mbështetje të kandidatëve të LVV-së në dy komuna Kamenicë dhe Viti.

Edhe PDK e cila fitoi më së shumti komuna pa balotazh ën raundin e parë ka bërë mjaft koalicione për balotazh.

Vetëm në Prizren, PDK ka arritur koalicione me tri parti (NISMA, AAK, AKR) derisa edhe në balotazhin e Malishevës dhe Vushtrrisë PDK ka arritur të merr mbështetjen e AAK-së.

PDK ka një pozicion të rëndësishëm në Prishtinë, Gjilan apo Podujevë, që është renditur si parti e tretë me një përgjigje të konsiderueshme por deri më tani nuk janë deklaruar në mbështetje të ndonjë kandidati.

Nga LVV për koalicionet në balotazh: Koalicioni i vetëm në raundin e dytë me qytetarët
Lexo po ashtu Nga LVV për koalicionet në balotazh: Koalicioni i vetëm në raundin e dytë me qytetarët

Pavarësisht disa koalicioneve formale e jo-formale të lidhura nga LVV, nga kjo parti nuk preferojnë koalicione para balotazhit pasi thonë se këtë gjë do të bëjnë me qytetarët.

Kandidati i LVV-së Haki Abazi gjatë ditës ka deklaruar se koalicioni i vetëm që do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje do të jetë me qytetarët, pasi sipas tij partitë politike ende nuk janë reformuar plotësisht.

LVV pos që është në balotazh në 12 komuna kë një rol të rëndësishëm si parti e tretë edhe në disa komuna tjera.

Haradinaj i befasuar pse ende nuk kanë ofertë nga LDK-ja për Prishtinën: AAK nuk pranon marrëveshje nën tavolinë
Lexo po ashtu Haradinaj i befasuar pse ende nuk kanë ofertë nga LDK-ja për Prishtinën: AAK nuk pranon marrëveshje nën tavolinë

Kjo parti deri më tani nuk është deklaruar se kë do të mbështesë në Vushtrri që ka pasur një përqindje të madhe të votave, Klinë, Istog apo Dragash që po ashtu si parti e tretë ka një përqindje të madhe të votave.

Edhe LDK deri më tani nuk ka bërë ndonjë koalicion domethënës në garën për balotazh me 14 nëntor.

Në garën më të rëndësishme për LDK-në, Prishtinën, kandidati Përparim Rama ka deklaruar se preferon koalicion me qytetarët.

LDK si parti e tretë në Prizren ka deklaruar se do të qëndrojë neutrale në balotazh, derisa kjo parti ka një votë të konsiderueshme edhe në komunën e Klinës, Rahovecit, Malishevës e Gjakovës, Kamenicës që po ashtu deri më tani nuk ka marrë ndonjë pozicion në lidhje me mbështetjen e ndonjërit nga subjektet që janë në balotazh.

Marrëveshjet e arritura deri më tani

PDK – NISMA në Prizren

LVV – NDS në Prizren

PDK – AAK në Prizren

PDK – AKR në Prizren

LDK – AAK në Gjilan

LDK – AKR në Gjilan

PDK – AAK në Vushtrri

PDK – KDTP në Vushtrri

LDK – AAK Fushë Kosovë

PDK – AAK në Malishevë

LVV – AAK në Kamenicë

LVV – AAK në Viti

LDK – LVV koalicion lokal në Junik ( organet qendrore të LVV-së ende nuk e ka miratuar koalicionin)

Ndryshe, nëpër studio televizive është përmendur se ekzistojnë disa koalicione të fshehura mes subjekteve politike në disa komuna, por që nuk do të bëhen publike për shkak të ndikimit që mund të kenë ato koalicione në qytete tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori