LAJMI I FUNDIT:

Nga LVV për koalicionet në balotazh: Koalicioni i vetëm në raundin e dytë me qytetarët

Nga LVV për koalicionet në balotazh: Koalicioni i vetëm në raundin e dytë me qytetarët
Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, sipas deputetit Haki Abazi, mund të fitojë në të 12 komunat ku është në balotazh.

Abazi thekson se koalicioni i vetëm që do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje do të jetë me qytetarët, pasi partitë politike ende nuk janë reformuar plotësisht.


“Në 12 vendet ku jemi në balotazh kemi jashtëzakonisht potencial të madh që të fitojmë. Tani edhe zvogëlohet zhurma ndërmjet asaj që ka qenë listë e kandidatëve dhe kandidatët e Vetëvendosjes mund të vijnë në pah me planet e tyre, drejtpërdrejtë në komunikim me qytetarët për ofertën në raundin e dytë”, tha Abazi.

Tutje, ai shtoi se “Përderisa në raundin e parë ka pasur një diveristet dhe zhurmë shumë më të madhe në kuptimin e fjalëve, rrjeteve të interesit dhe lidhjeve me bizneset, tani është e qartë. Gjithashtu është e lehtë të shihet se kush me kë po bënë marrëveshje, të heshtur apo drejtpërdrejtë”.

“Lëvizja Vetëvendosje njihet të ketë koalicion të drejtpërdrejtë me qytetarin jashtë grupeve të interesit që kanë ekzistuar si rezultat i keqqeverisjes dhe orientimit të fondeve të nivelit komunal të ndërlidhura me nivelin qendror të kaluarën”, thotë ai.

Abazi thotë se partitë e tjera janë fajtore që ende sot flitet për kanalizim dhe ujësjellës, e jo për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Mbi këtë arsye, ai deklaron se në raundin e dytë, Lëvizja Vetëvendosje duhet të ketë prioritet vetëm koalicionin me qytetarët.

“Çdo cikël të zgjedhjeve e shoh si një evolucion drejtë të mbarës dhe drejtë politikës si art i zgjidhjes së problemeve, jo si art i keqmenaxhimit dhe manipulimit të votës. Sigurisht sikur të ishim në një situatë kur partitë e tjera janë reformuar plotësisht dhe e kanë mendjen tek qytetari dhe jo tek manipulimi i buxhetit, sigurisht se koalicionet do të ishin të natyrshme. Por meqenëse kemi të bëjmë ende me struktura që janë realisht që janë fajtore që edhe sot flitet për kanalizim dhe ujësjellës dhe nuk flitet për pianon e violinën në shkolla dhe nuk flitet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal, por sigurimin e transportit për nxënës që do të duhej të ishin shërbime me çdo kusht. Prandaj do të duhej prioritet të ishte koalicioni me qytetarë për raundin e dytë”, shton Abazi.

Ish-zëvendëskryeministri thotë se opozita s’po mundet të ndërtojë kauza për çështje përmbajtjesore dhe reale të politikës së Kosovës.

“Edhe sot opozita nuk po mundet të ndërtojë kauza për çështje përmbajtjesore dhe reale të politikës së Kosovës. Kriza globale me të cilën po ballafaqohemi edhe ne, sidomos edhe ngritjen e çmimeve. E cila në fund të fundit mund të jetë edhe spekulative në nivelin global për shkak se rrjetet e fuqishme mund të përdorin përudhën e post-pandemisë për të përfituar humbjen në pandeminë. Ajo çka është reale është se çmimet po rriten në të gjithë botën për shkak të një normaliteti të ri që është duke ndodhur ekonomia globale…Kritika e opozitës duhet të orientohet këtu, a jemi duke i bërë masat, politikat e domosdoshme që Kosova të adaptohet efektet e krizës globale. Duhet të kemi konsensus nacional për drejtimin që duhet të zgjedhim, sidomos në sistemin energjetik, por jo vetëm”, deklaroi Abazi. /Kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori