LAJMI I FUNDIT:

Një ish-polic amerikan akuzohet për tentativë vrasjeje – pamjet shfaqin momentin e shpëtimit të adoleshentit

Një ish-polic amerikan akuzohet për tentativë vrasjeje – pamjet shfaqin momentin e shpëtimit të adoleshentit

Polici i shkarkuar i San Antonios, i cili qëlloi një shofer 17-vjeçar ndërsa ishte në parkingun e McDonald’s, është paditur për një tentativë vrasjeje.

Polici fillestar James Brennand, 28 vjeç, u padit gjithashtu nga një juri e madhe e Teksasit për dy akuza të tjera lidhur me të shtënat e 2 tetorit që lanë adoleshentin Erik Cantu në spital për gati dy muaj.


Brennand mund të shihet në pamjet e kamerës së trupit duke qëlluar në Cantu teksa ktheu veturën e tij dhe u largua nga parkingu pasi oficeri i tha papritmas të dilte prej saj.

Vetëm pak çaste para se Brennand t’i afrohej automjetit, Cantu po hante një hamburger, raporton nypost.

Brennand u pushua shpejt prej punës gjersa u akuzua për sulm të rëndë nga një nëpunës publik në muajin tetor.

Megjithatë një nga avokatët e Brennandit argumentoi se versioni i ngjarjeve të klientit të tij nuk është treguar plotësisht.

Ka pasur një “qëndrim të nxituar për të gjykuar”, argumentoi avokati Nico LaHood.

“Ne parashikojmë që do të zbulohen më shumë informacione që do të hedhin më tej dritë mbi këtë incident”, tha LaHood, një ish-prokuror i qarkut Bexar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori