Një i vdekur në aksidentin në dalje të autostradës Bresje - Fushë Kosovë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në dalje të autostradës Bresje - Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.
"Rreth orës 01:00, datë 11.11. 2025, policia është njoftuar për një aksident trafiku në dalje të autostradës në Bresje - Fushë Kosovë. Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete", ka deklaruar ai.
Ai shtoi tutje se Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































