Një grua 25-vjeçare ka shkuar në varr me një zgjedhje mjaft të pazakontë të gurit të varrit - një iPhone.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rita Shameeva vdiq në janar të vitit 2016 nga një shkak i panjohur, por babai i saj Rais Shameev vetëm kohët e fundit vendosi të ngrinte memorialin e çuditshëm.


dd2 3

Dhe kjo ka bërë që ata që vizitojnë varret të mbeten të habitur nga kjo pamje.

Ndërkaq, babai i Ritas nuk ka komentuar për përkujtimin e pazakontë - edhe pse thuhet se vajza ishte shumë e dhënë pas iPhone.

E prodhuesi i gurëve të varreve Ilgam Galliulin ka mohuar se është përgjegjës për dizajnin e varrit.

“Unë dhe babai realizojmë varre sipas porosive”, ka thënë Galliulin. /Telegrafi/