LAJMI I FUNDIT:

Një grup eurodeputetësh kërkon dorëheqjen e Oliver Varhelyit: Nuk është hera e parë që kalon kufirin

Një grup eurodeputetësh kërkon dorëheqjen e Oliver Varhelyit: Nuk është hera e parë që kalon kufirin

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian, një grup eurodeputetësh nga grupet e të Gjelbërve, Socialistëve dhe Demokratëve, të Majtës po kërkojnë dorëheqjen e Komisionerit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Letra bën thirrje që Varhelyi të “dorëhiqet” ose “të shkarkohet” për tejkalimin e mandatit të tij, pasi shpalli ngrirjen e ndihmës për palestinezët pa u konsultuar me qeveritë e BE-së, transmeton Telegrafi.


Thuhet se komisioneri evropian Varhelyi nuk ka kompetencë të vendosë për këtë në mënyrë të njëanshme, dhe as ta shpallë zyrtarisht në llogaritë e tij në rrjetet sociale dhe se vendimi nuk është marrë në procesin e duhur.

Kjo nuk është hera e parë që Varhelyi “kapërcen kufirin” dhe shkon kundër rregullave ndërinstitucionale.

Raportohet gjithashtu se shumë kërkuan dorëheqjen e tij në shkurt, pasi ai u tha eurodeputetëve në seancën plenare të Parlamentit Evropian se ata janë “idiotë”.

“Nuk miratojmë, fyerjet që Varhelyi u drejton institucioneve të BE-së dhe funksionimit të tyre demokratik. Prandaj i kërkojmë komisionerit të japë dorëheqjen ose të shkarkohet”, thuhet në letër.

Letra e hapur për Ursula von der Leyen do të dërgohet më vonë, është konfirmuar për portalin e Brukselit në zyrën e eurodeputetit francez Munir Saturi, i cili është një nga nënshkruesit.

Letra drejtuar kreut të Komisionit është nënshkruar nga 12 eurodeputetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori